Mbappe shkualifikohet me 3 ndeshje

Futboll

Mbappe shkualifikohet me 3 ndeshje

Më: 3 maj 2019 Në ora: 17:18
Mbappe shkualifikohet me 3 ndeshje

Kylian Mbappe është shkualifikuar për tri ndeshje, raportojnë mediat ndërkombëtare. Me 34 golat e tij edhe nëse nuk shënon në 3 javët e fundit të La Ligas, argjentinasi i Barcelonës do të shpallet shënuesi më i mirë në Europë, pasi rivali i tij i madh në këtë garë, talenti i PSG-së Mbappe autori i 30 golave në Ligue 1, është shkualifikuar me 3 ndeshje nga komisioni i Disiplinës në Francë për kartonin e kuq që mori në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes dhe do të kthehet i gatshëm vetëm për dy javët e fundit të kampionatit pasi në Ligue 1 kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur. Kjo është një goditje e madhe për Mbappen të cilit shtrenjtë i ka kushtuar shtrenjtë kartoni i kuq në ndeshjen e Kupës. Një goditje e rëndë kjo për Mbappe që do të ketë mundësi të luajë vetëm në sfidat ndaj Dijon dhe Reims dhe dy ndeshje janë vërtetë pak për të rikuperuar 4 gola ndaj Messit duke ditur që argjentinasi mund të realizojë gola të tjerë në tri sfidat e fundit të La Ligas.

Mbappe u shkualifikua me 3 ndeshje për atë ndërhyrje horror që bëri në minutat e fundit të shtesave në finalen e Kupës ndaj Rennes që PSG e humbi me penalltinë. Ndërkohë ende nuk është marrë një vendim për Neymar i cili rrezikon nga 3 deri në 8 ndeshje pezullim për faktin se goditi me grusht një tifoz në momentin që po ngjitej në podium të merrte medaljen e humbësit. Ndërkaq, PSG ka kohë që e ka siguruar titullin në Francë pasi që prinë në renditje me 84 pikë pas 34 jave ose ka 16 më shumë se Lille që mban pozitën e dytë në klasifikim.  Kështu që PSG edhe zyrtarisht është kampion i ri në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat