Herrera zbulon fajtorin për formën e dobët të Man Utd, pret përgjegjësi

Futboll

Herrera zbulon fajtorin për formën e dobët të Man Utd, pret përgjegjësi

Më: 3 maj 2019 Në ora: 20:24
Ander Herrera

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera, duket se ka zbuluar fajtorin e formës së dobët të skuadrës gjatë këtij sezoni.

Sipas Herrera, janë lojtarët ata që duhet të marrin përgjegjësinë për dështimin e sezonit, si dhe për shkarkimin e Jose Mourinho.

Spanjolli ka thënë se shokët e skuadrës ndihen të zhgënjyer për sezonin e dytë radhazi të zhgënjyer.

“Unë nuk dua të flas personalisht. Preferoj të flasim si grup. Mendoj se futbolli është sport kolektiv. Duhet analizuar sezoni nga skuadra. Jemi të zhgënjyer” ka thënë Herrera.

“Të jem i sinqertë, kur një trajner shkarkohet, sipas mendimit tim është përgjegjësia e lojtarëve. Duhet të përgjigjemi për atë. Nuk është vetëm menaxheri dhe stafi” ka thënë tutje spanjolli.

“Lojtarët kanë përgjegjësi të madhe dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se duhet të ndihemi të zhgënjyer” ka thënë ndër të tjerash ish anëtari i Athletic Bilbao.

Emri i Ander Herrera është një prej atyre që përmendet se mund të largohen nga ‘Old Trafford’ në fund të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat