Valverde flet për ndeshjen ndaj Liverpool, sheh një avantazh të lehtë

Futboll

Valverde flet për ndeshjen ndaj Liverpool, sheh një avantazh të lehtë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 21:58
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, duket se sheh një avantazh të lehtë të skuadrës së tij, në raport me Liverpool.

Skuadra e Valverde triumfoi në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve me rezultatin 3:0, por asgjë nuk ka përfunduar sipas trajnerit të skuadrës katalane.

Gjithsesi, ai sheh një avantazh të lehtë në raport me Liverpool, por që nuk ka të bëjë me rezultatin.

Në mungesë të mundësisë për rotacione në formacion nga Jurgen Klopp, Valverde beson se ai qëndron i favorizuar.

“Ata luajnë për ligën, nuk mendoj se do të bëjnë rotacione në formacion. Ndoshta ky është një avantazh i lehtë” ka thënë Valverde.

“Ndeshja e parë ishte shumë e lodhshme fizikisht. Në Evropë gjithmonë luhet në nivele më të larta. Ne do të provojmë t’i pushojmë disa lojtarë” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

Para ndeshjes të së martës në ‘Anfield’, Barca do të ketë një përballje me Celta Vigo, kurse Liverpool luan përballë Newcastle United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat