Xavi, trajner në La Liga - Bota Sot
Xavi, trajner në La Liga

Futboll

Xavi, trajner në La Liga

Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:59
Xavi Hernandez

Legjenda e futbollit spanjoll, Xavi Hernandez, ka bërë të ditur se po pensionohet nga futbolli. Në fund të këtij sezoni, ish mesfushori i Barcelonës do të varë këpucët për të nisur një aventurë të re në jetën e tij.

Gjasat janë të mëdha që ai ta fillojë e tij si trajner i ndonjë skuadre, pasi së fundmi ka marrë edhe licencat e duhura për këtë gjë.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, është skuadra nga La Liga, Real Betis ajo që po konsideron ta angazhojë Xavin si trajnerin e tyre për sezonin e ardhshëm.

Setien nuk do të jetë trajneri i skuadrës pas këtij sezoni kështu që ata janë duke kërkuar për një zëvendësues.

Kështu, hapi i parë i mesfushorit spanjoll si trajner mund të jetë tek Real Betisi, pasi këta të fundit janë duke konsideruar seriozisht emërimin e tij në atë post.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...