Livoreka: Jemi përgatit në maksimum për Prishtinën

Futboll

Livoreka: Jemi përgatit në maksimum për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 10:17
Livoreka: Jemi përgatit në maksimum për Prishtinën

Ndeshja kryesore e javës së 30-të në elitën e futbollit të Kosovës do të zhvillohet në Gjilan, mes kampionit në fuqi Dritës dhe Prishtinës. Sfida do të luhet sot (e shtunë) në orën 16.00 dhe pritet me kureshtje të madhe nga dashamirët e kësaj loje. Prishtina është në vend të dytë me 68 pikë, sa ka edhe i pari Feronikeli dhe Llapi renditet i treti me 66 sosh, kurse Drita mban pozitën e katërt me 47.  

Sulmuesi i Dritës, Përparim Livoreka, tha se janë mirë të përgatitur për sfidën me Prishtinën. “Jemi përgatit në maksimum për gjatë gjithë javës që të dalim fitues dhe mendoj që do t’ia arrijmë. Jemi në formë të mirë gjithë skuadra dhe mendoj që do të jetë  një derbi i fortë, si dhe shikuesit do të jenë të kënaqur nga kjo ndeshje e bukur”, tha Livoreka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat