Kjo është më e reja për Milot Rashicën

Futboll

Kjo është më e reja për Milot Rashicën

Më: 4 maj 2019 Në ora: 10:20
Kjo është më e reja për Milot Rashicën

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës së Werder Bremenit ndaj Borussia Dortmundit të shtunën.

Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, raporton “deichstube.de”

Rashica e mbylli më herët stërvitjen të mërkurën për shkak të një problemi, por duket se do të jetë i gatshëm ndaj Dortmundit.

“Fin dhe Bargi nuk janë në gatshëm, Niklas Moisander është i suspenduar, të gjithë të tjerët janë të gatshëm dhe mund të luajnë”, ka deklaruar Kohfeldt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat