De Biasi zbulon të ardhmen

Futboll

De Biasi zbulon të ardhmen

Më: 4 maj 2019 Në ora: 11:24
De Biasi zbulon të ardhmen

Kanë kaluar disa kohë që kur Xhani De Biasi, ish-tekniku i kombëtares sonë, ka qenë në drejtimin e një ekipi. Së fundmi ai u përfol për tratativa me klubin e Veronës, por duket se nuk ka pasur shumë të vërtetëa.

“Nuk kam pasur dëshirë të trajnoj dhe kam lënë pas 2 shanse të mira si Frosinone dhe Venecia. Për sa i përket Veronës nuk kam pasur asnjëherë kontakte. Megjithatë kam një mundësi për një eki kombëtar. Po vlerësoj, nëse më duhet të stërvis një klub apo një kombëtare. Nëse vjen një ofertë nga një ekip fitues i Seria B, do ta marrë patjetër në konsiderat. Kam pasur një kontakt të rëndësishëm me një kombëtare, po e vlerësoj, të shikojmë”, u shpreh De Biasi, që nuk preferoi të zbulonte emrin e përfaqësueses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat