Interesante: Komplet mesfusha e Milanit në shitje

Futboll

Interesante: Komplet mesfusha e Milanit në shitje

Më: 4 maj 2019 Në ora: 11:30
Milan

Vendi i katërt duket gjithnjë e më larg dhe te Milani po binden gjithnjë e më shumë që ekipi aktual vlen pak dhe duhet rindërtuar gjithçka.

Në fokus është mesfusha, që do të ribëhet, shkruan sot Tuttosport, që ka publikuar edhe listën e lojtarëve që pritet të largohen.

Dyshimi më i madh i përket Bakayokos, i cili kushton 35 milionë euro, por përtej çmimit, problem është sjellja e tij, sepse kohët e fundit ka krijuar jo pak shqetësim, herë me polemikën në ndeshjen kundër Lazios, herë me vonesën në stërvitje.

Edhe e ardhmja e Franck Kessié është në dyshim, sepse sherri me Biglian në derbi është një njollë që nuk është fshirë dhe paraqitjet e tij në fushë kanë pasur luhatje të mëdha.

Edhe Lucas Biglia nuk është më një lojtar kyç për klubin, aq më shumë që nuk është në lule të rinisë dhe rinovimi i kontratës që përfundon në 2020 nuk është më prioritet.

Edhe Bonaventura ka kontratë deri në 2020 dhe rinovimi i tij është gjithnjë e më larg, pasi dëmtimet e shumta po e kthejnë në barrë për Milanin. Ndërkaq, Montolivo, Bertolacci e José Mauri do të largohen falas, nuk kanë asnjë vlerë në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat