Neymar mund të largohet nga PSG për një shumë qesharake, mësoni arsyen e veçantë

Futboll

Neymar mund të largohet nga PSG për një shumë qesharake, mësoni arsyen e veçantë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:05
Neymar

Neymar mund të largohet nga PSG gjatë verës së ardhshme për një shumë qesharake. Nuk është shaka.

Rrugët e talentit brazilian dhe Paris Saint Germain me shumë gjasa do të ndahen.

Në Spanjë “Mundo Deportivo”, shkruan se ylli brazilian do të jetë i lirë të largohet nga PSG në vitin 2020

Sipas gazetës spanjolle, Neymar ka një klauzolë lirimi prej 170 milionë eurosh (£ 145m / $ 191m) që do të hyjë në fuqi pas sezonit të ardhshëm.

Neymar nuk kishte klauzolë lirimi në tra vitet e para të marrëveshjes. Por kjo do të ndryshojë pas sezonit 2019-2020.

Ndërkohë që kontaktet me Real Madrid nuk mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat