Panik te Lazio, Strakosha dëmtohet në stërvitje

Futboll

Panik te Lazio, Strakosha dëmtohet në stërvitje

Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:19
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha është një ndër pikat më të forta të Lazios. Portieri shqiptar ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë me 34 ndeshje si titullar. Paraqitjet e tij kanë qenë pozitive, ndërsa shpesh ka qenë vendimtar për trajnerin Simeone Inzaghin.

Tekniku është mjaft i shqetësuar për gjendjen e portierit shqiptar. 24-vjeçari pësoi një dëmtim dhe është në dyshim për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Atalantas. Lazio do të luajë mundësinë për të arritur Europën kundër bergamezve të dielën, prej orës 15:00, në "Olimpico".   

"Gardiani i portës" vuan nga një problem në shpinë dhe stafi mjekësor po lufton me kohën për ta rikuperuar në kohë. Lazio mund të arrijë Europën dhe përmes Kupës së Italisë, pasi do të luajnë finalen sërish ndaj Atalantas. Ekipi i Inzaghit momentalisht në kampionat ndodhet jashtë zonës së Europës. Ata bënë vetvrasje me humbjen në shtëpi ndaj Chievos me rezultatin 1-2. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat