Lideri i “Dardanëve” pranon se është marrë me fajde

Futboll

Lideri i “Dardanëve” pranon se është marrë me fajde

Më: 4 maj 2019 Në ora: 13:25
Lideri i “Dardanëve” pranon se është marrë me fajde

Kreu i tifo grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, i njohur me nofkën “Luli”, është në procedurë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë për “fajde dhe krim të organizuar” pranë organeve të drejtësisë, ka bërë të ditur të premten Prokuroria e Shtetit.

“Luli”, i cili është përfaqësuesi më i lartë i tifozëve zyrtar të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka pranuar fajin për veprat penale: fajde, mashtrimit dhe krim të organizuar, për të cilat ishte arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.

Prokuroria Speciale e Kosovës, përmes një komunikate për media të premten, reagoi ndaj lajmeve të pavërteta për lirimin nga akuzat të Lulzim Berishës. Tha se i dyshuari për fajde në fakt ka pranuar fajësinë për veprat, për të cilat dyshohet.

“Ju njoftojmë se personi në fjalë është në procedurë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, si dhe, është nën masën e lajmërimit  në stacionin policorë”, ka thënë Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Insajderi.

Lulzim Berisha u arrestua nga Policia e Kosovës më 20 dhjetor të vitit të kaluar, në një aksion në 11 lokacione të Prishtinës, ku përveç “Lulit” u arrestuan edhe 4 persona të tjerë.

Për të njëjtin rast, në mars të këtij viti u arrestua edhe Alban Geci, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit. Ai i kishte ikur Policisë në natën e 20 dhjetorit të 2018-s, por ishte kapur pas rreth tre muajsh në arrati.

Ndërkaq, Lulzim Berisha është lider i grupit të tifozëve “Dardanët” prej më shumë se tri vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat