Llorente dëshiron ta shijojë ende aventurën

Futboll

Llorente dëshiron ta shijojë ende aventurën

Më: 4 maj 2019 Në ora: 13:45
Llorente dëshiron ta shijojë ende aventurën

Fernando Llorente dëshiron ta shijojë ende aventurën në radhët e Tottenhamit.

Sulmuesi spanjoll, të cilit i skadon kontrata në qershorin që po afron, mendon se ka ende për të dhënë me Spurs-at, për më tepër tashmë me një stadium të ri dhe modern.

34-vjeçari, i cili është një alternative e vlefshme për Pochettinon në sulm, deklaroi se dëshiron ta rinovojë kontratën edhe për një sezon me klubin, pavarësisht se në drejtim të tij kanë mbërritur disa oferta interesante.

Për spanjollin prioritet ka Tottenham dhe vetëm nëse merr një përgjigje negative nga drejtuesit, atëherë do të mendojë për një ekip të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat