Tottenham me 9 lojtarë, mundet si mysafir

Futboll

Tottenham me 9 lojtarë, mundet si mysafir

Më: 4 maj 2019 Në ora: 15:33
Tottenham me 9 lojtarë, mundet si mysafir

Tottenham u mund 1:0 në fushën e Bournemouth, në një ndeshje ku “Spurs” luajtën për rreth 45 minuta me 9 lojtarë. Me këtë humbje siguria e tyre në vend të tretë është vënë në pikëpyetje, pasi do të varet nga rezultati i Chelsea dhe i ndeshjes së ardhshme.

Në pjesën e parë ishte Son Heung-Min, më saktë në minutën 43’, kur koreano-jugori u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi goditi me grusht kundërshtarin.

Juan Foyth zë vendin e tij në fillim të pjesës së dytë, por mbrojtësi 21-vjeçar pati fatin e zi të ndëshkohet edhe ai direkt me karton të kuq pas tre minutash lojë, për një ndërhyrje me takë në këmbën e kundërshtarit.

Në minutat në vijim skuadra e Pochettino u mundua të rezistojë me dy lojtarë më pak dhe ia doli deri në minutën 90+1’, kur Ake shënoi golin e fitores për skuadrën vendase, në një goditje këndi. Për Bournemouth kjo ndeshje nuk kishte ndonjë vlerë sepse nuk kanë asnjë objektiv në këtë fund sezoni. Tottenham është në vend të tretë me 70 pikë, një javë pa mbaruar kampionati. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat