Emery ka një plan interesant për merkaton, ja si do të përforcohet Arsenal

Futboll

Emery ka një plan interesant për merkaton, ja si do të përforcohet Arsenal

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:40
Unai Emery

Skuadra e Arsenal do të ketë nevojë për disa përforcime në afatin e ardhshëm kalimtar dhe për këtë afat, trajneri i skuadrës, Unai Emery, ka një plan interesant.

Emery do të shikojë që të rindërtojë skuadrën e Arsenal me lojtarë të rinj, të cilët janë britanikë, raporton ‘The Sun’.

Buxheti në dispozicionin e trajnerit nuk është aq i madh. Skuadra mund të ofrojë vetëm 40 milionë funte për transferime, në rast se klubi dështon kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Së fundmi, skuadra ka larguar një numër të konsiderueshëm të lojtarëve britanikë, si Jack Wilshere, Kieran Gibbs apo Alex Oxlade – Chamberlain.

Skuadra do të largojë edhe lojtarë të tjerë, siç është Aaron Ramsey, i cili do të largohet në drejtim të Juventus, gjatë kësaj vere.

Gjithsesi, ‘Gunners’ do të synojnë që të rikthejnë në skuadër disa emra si Aaron Wan Bissaka, Wilfried Zaha apo Ryan Fraser.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat