Mehmedi asiston, Wolfsburgu drejt garave evropiane

Futboll

Mehmedi asiston, Wolfsburgu drejt garave evropiane

Nga: K. Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:23
Mehmedi asiston, Wolfsburgu drejt garave evropiane

Shqiptarët Admir Mehmedi dhe Elvis Rexhbeçaj e ndihmuan Wolsburgun në fitoren me rezultat 2:0 në duel me Nurnbergun, në ndeshjen e javës së 32-të në Bundesliga I. Sulmuesi Mehmedi asistoi në golin e dytë kur Tisserand nga afërsia me kokë shënon për fitoren 2:0.

Futbollistët shqiptarë u paraqitën titullarë dhe me bashkëlojtarët e tyre zbatuan me përpikëri detyrat e trajnerit. Klaus shënoi në minutën e 38-të dhe Tisserand në atë të 78-tën. Wolfsburg është në vend të gjashtë me 52 pikë, kurse Nurnberg i 17-ti me 19, pothuajse është përshëndetur nga liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat