Bayerni triumfon, i buzëqesh titulli

Futboll

Bayerni triumfon, i buzëqesh titulli

Nga: K. Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:24
Bayerni triumfon, i buzëqesh titulli

Bayerni nga Munihu është shumë afër titullit të ri. Ashtu siç pritej edhe fituan tri pikë, duke e mundur me rezultat 3:1 Hannoverin, në ndeshjen e javës së 32-të të kampionatit gjerman. 
Në minutën e 27-të Lewandowski e nisi serinë e golave pas një veprimit të mirë shënoi me kokë, si dhe Goretzka nga rreth 22-23 metra shënon gol në këndin e poshtëm të djathtë për 2:0 pikërisht në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 51-të, Jonathas ngushton rezultatin, ku ishte i saktë nga penalltia dhe pas katër minutave po i njëjti lojtar ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë Hannoverin me një lojtar me pak. Në minutën e 84-të, Ribery vulos fitoren me 3:1. Bayerni prinë me 74 pikë, ka pesë më shumë se Dortmundi me një ndeshje me pak dhe Hannoveri është i fundit me  18 pikë, duke rënë nga liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat