Shqiptarët e Renovës turpërojnë keq Pobedën! Fiton Shkëndija, barazon Shkupi 

Futboll

Shqiptarët e Renovës turpërojnë keq Pobedën! Fiton Shkëndija, barazon Shkupi 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:13
Shqiptarët e Renovës turpërojnë keq Pobedën! Fiton Shkëndija, barazon Shkupi 

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, e ka turpëruar me lojë e rezultat 9:1 Pobedën nga Prilepi, në ndeshjen e javës së 32-të të Kampionatit të Maqedonisë Veriore. Lojë e shkëlqyeshme e Renovës, e cila arkëtoi tri pikë të mëdha dhe shumë të rëndësishme për vend të katërt. Ata i shkaktuan debakël skuadrës maqedonase.

Për Renovën realizuan Miovski (9'), Stojanovski (22', 35', 64', 90’), Ramadani (38' e 51’), Mustafov (45'), Useini (84’) dhe për Pobedën Ristevski (24'). Renova është në pozitën e pestë me 42 pikë, kurse Pobeda e fundit me 23 sosh.

Skuadra shqiptare Shkupi si vendas barazoi me rezultat 2:2 me Vardarin e Shkupit. Për Shkupin shënuan Serginho (32'), Bajrami (85') realizuan shënuan për Shkupin dhe Juninho (43') e Micevski (88') shënuan për Vardarin. Shkëndija si mysafir fitoi me 1:0 ndaj Rabotniçkit nga Shkupi. Autor i golit ka qenë Totre në fund të ballafaqimit.
Shkëndija udhëheq bindshëm me 72 pikë, ndërsa Vardari është i dyti me 59, Shkupi i katërti me 43 dhe Rabotniçki është i gjashti me 39 sosh.
Liga e Maqedonisë Veriore
Bellasica-Makedonija GP    2:1
Rabotniçki-Shkëndija        0:1
Renova-PObeda    9:1
Shkupi-Vardari    2:2
Sileksi-Akademija Pandev    3:0
Tabela
1. Shkendija    32    22    6    4    72
2. Vardari        32    16    11    5    59
3. A. Pandev        32    16    5    11    53
4. Shkupi        32    12    7    13    43
5. Renova        31    10    9    12    39
6. Rabotniçki    32    11    6    15    39
7. Makedonija GP        31    9    11    11    38
8. Sileksi    32    9    10    13    37
9. Bellasica        31    7    10    14    31
10. Pobeda    31    6    5    20   22

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat