Van Dijk: Akoma gjithçka është e hapur

Futboll

Van Dijk: Akoma gjithçka është e hapur

Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:34
Virgil van Dijk

Qendër mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, beson se skuadra e tij akoma mund t’i shpëtojë ‘dështimit’ këtë sezon.

Mbrojtësi holandez ka shijuar një sezon të jashtëzakonshëm në ‘Anfield’, por shpreson se deri në fund mund të ketë diçka akoma më speciale.

Sipas të zgjedhurit ‘Lojtari i vitit nga PFA’, Liverpool akoma mund të kompletojë një triumf në Premierligë.

“Kemi edhe dy ndeshje të mbetura; Do të provojmë gjithçka që të fitojmë të dy ndeshjet. Ajo është gjëja e vetme në të cilën do të fokusohemi dhe nëse ndonjë gjë ndryshon me Man City, do të jetë fantastike për ne” ka thënë Van Dijk.

“Nëse jo, ne përfundojmë sezonin me 97 pikë dhe kemi bërë gjithçka që kemi mundur” ka thënë tutje gjiganti i mbrojtjes së Liverpool.

Reprezentuesi holandez ishte bërë mbrojtësi më i paguar në botën e futbollit, kur Liverpool pagoi 75 milionë funte për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat