Celtik si Juventusi, kampion për herë të 8-të radhazi

Futboll

Celtik si Juventusi, kampion për herë të 8-të radhazi

Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:54
Klubi i Celtikut

Celtiku është zyrtarisht kampion në Skoci, pasi fitoi 3-0 në transfertë ndaj Aberdeen në javën e 36-të, dy javë para fundit. Ky është titulli i 8-të radhazi i Seltikut në kampionatin skocez, ashtu si Juventus në Itali, që kanë vendosur diktatin e tyre. Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë sezon u rikthye Renxhers, rivali i tyre i përjetshëm, por skuadra e drejtuar nga Stiven Zherrard, ku luan edhe Eros Grezda u dorëzua në javët e fundit, sidomos pas humbjes në përballjen direkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat