Mesi mjeshtër i goditjeve të lira, Ronaldo ende pa gol

Futboll

Mesi mjeshtër i goditjeve të lira, Ronaldo ende pa gol

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:36
Ronaldo dhe Messi

Gjuajtjet e lira janë bërë një punë rutinore për Lionel Mesin dhe këtë gjë argjentinasi e dëshmoi ndaj Liverpullit në “Kamp Nou”. Goli ndaj Liverpullit ishte I teti nga gjuajtja e lirë për Lionel Mesin në këtë sezon, ndërsa nëse kjo statistikë krahasohet me Kristiano Ronaldon, atëherë është një fakt mjaft negativ për portugezin. Argjentinasi me 8 golat nga goditja e lirë ka më shumë gola të shënuar se sa Ronaldo në 1000 ditët e fundit. Portugezi nga largimi prej Realit te Juventusi, ende është në pritje të golit të parë nga gjuajtja e lirë edhe pse ka ekzekutuar 16 të tilla. Golin e fundit , Ronaldo, nga gjuajtja e lirë e ka shënuar ndaj Gremios , më 17 dhjetor 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat