Josa: E ndryshuam sistemin e lojës

Futboll

Josa: E ndryshuam sistemin e lojës

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:36
Josa: E ndryshuam sistemin e lojës

Prishtina është ndalur në barazim nga Drita me rezultatin 1:1 dhe ka bërë një hap të gabuar në luftë për titullin kampion.

Kjo pasi që Feronikeli në anën tjetër ka shënuar fitore dhe tash dallimi mes tyre është dy pikë.

Pas takimit, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa u shpreh i zhgënjyer me mos kryerjen e detyrave të futbollistëve, me çka edhe nuk arritën fitore.

“ Pjesa e parë nuk ishte e mirë për ne, u goditëm tek goli aty ku nuk e prisnim. Duhet të ishim më të qetë, të sulmonim më shumë. E ndryshuam sistemin e lojës por që nuk rezultoi mirë. Na presin takime të rëndësishme në vazhdim, së pari duhet të mendojmë për Llapin, e më pas për Trepçën’89 dhe Feronikelin”, e mbylli deklaratën e tij Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat