Superparaqitja e Rashicës ia shuan shpresat për titull Dortmundit

Futboll

Superparaqitja e Rashicës ia shuan shpresat për titull Dortmundit

Më: 4 maj 2019 Në ora: 20:55
Milot Rashica

Superparaqitja e Milot Rashicës i ndihmoi Werder Bremenit ta ndalë Borussia Dortmundit, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2:2, në kuadër të xhiros së 32-të të Bundesligës. Këto dy pikë të humbura i ulin gjasat që Dortmundi të shpallet kampion i Gjermanisë.

Dy pikët e humbura në përballjen kundër Bremenit bënë që Dortmundi të mbetet katër pikë prapa Bayern Munichut, me vetëm dy xhiro të mbetura deri në fund të sezonit.

Pjesa e parë shkoi në mënyrë të përsosur për Dortmundin, që arriti të kalojë në epërsi 2:0, përkundër që ishte mysafir. Golin e parë e shënoi Christian Pulisic qysh në minutën e gjashtë.

Katër minuta para fundit të pjesës së parë, Paco Alcacer i la të gjithë të mahnitur me një supergoditje nga gjuajtja e lirë, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi prej dy golash.

Megjithatë, pjesa e dytë rrjedhin në mënyrë plotësisht të ndryshme. Milot Rashica e asistoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e 70-të, të shënuar nga Kevin Mohwaldi.

Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 75-të, Claudio Pizarro e barazoi rezultatin në këtë ndeshje. Këtë herë, golin e asistoi Ludwig Augunstisson.

Edhe pse Rashica e asistoi vetëm njërin gol dhe nuk arriti të shënojë, SofaScore e vlerësoi atë me notën më të lartë nga të gjithë lojtarët në këtë ndeshje. Kosovari u vlerësua me notë 8.5, ndërsa pas tij mbeti Christian Pulisici i Dortmundit, me notë 7.9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat