Barcelona ofron dy lojtarë për Lacazetten

Futboll

Barcelona ofron dy lojtarë për Lacazetten

Më: 4 maj 2019 Në ora: 22:40
Lacazzete

Barcelona po mendon të bëjë një ofertë shkëmbimi për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette .

Klubi katalunas e sheh Lacazette si një alternativë ndaj sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann .

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Topçinjve mund të iu ofrohet dy lojtarët në huazim për të ulur çmimin e kërkuar për Lacazette.

Barcelona është e gatshme të ofrojnë në huazim mesfushorin e Evertonit, Andre Gomes dhe mbrojtësin Samuel Umtiti.

Me largimin e Aaron Ramsey në Juventus sezonin e ardhshëm, Gomes do të ishte një nënshkrim i mirëpritur për londinezët.

Unai Emery ka qenë i privuar gjithashtu nga opsionet e qendrës së mbrojtjes këtë sezon që do të thotë se Umtiti do të ishte gjithashtu një nënshkrim i rëndësishëm për Topçinjtë.

Drejtori i sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, kuptohet se është një mik i ngushtë i sulmuesit francez me të cilin ndan të njëjtin agjent, David Venditelli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat