Barcelona luan me rezerva dhe mposhtet nga Celta

Futboll

Barcelona luan me rezerva dhe mposhtet nga Celta

Më: 4 maj 2019 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Me titullin kampion të fituar fundjavën e kaluar, por edhe tre ditë para një sfide të zjarrtë në “Anfield ” për gjysmëfinalen e kthimit në Champions League, mbrëmjen e sotme në La Liga trajneri Ernesto Valverde kishte vendosur të lërë pushim thuajse të gjithë titullarët.

Në transfertën përballë Celta Vigos, katalanët shkuan pa emra si Messi, Suarez, Pique, Jordi Alba, ter Stegen, etj., ndërsa edhe Ousmane Dembele, që e nisi si titullar, la fushën e lojës pas 6 minutash, për shkak të një dëmtimi.

Kjo në fakt pati ndikimin e e vet edhe në fatin e takimit, që u dominua nga vendasit, të cilët arritën të fitojnë me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar nga Gomez dhe Aspas me penallti, të dy në pjesën e dytë.

Fitorja kishte shumë rëndësi për vendasit, që sot hodhën një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës, ndërsa Barcelona do të fillojë të mendojë për sfidën e kthimit ndaj Liverpoolit, ku shkon me qetësinë që i jep rezultati 3-0 në ndeshjen e parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat