Statistikë interesante që tregon se cila është pika kyçe e suksesit të Liverpool këtë edicion

Futboll

Statistikë interesante që tregon se cila është pika kyçe e suksesit të Liverpool këtë edicion

Më: 4 maj 2019 Në ora: 23:37
Liverpool në përballjen me Newcastle United

Liverpool ka shënuar edhe një fitore dramatike për të mbajtur gjallë shpresën për titullin e kampionit.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp shënoi fitore 2:3 në përballjen me Newcastle United, falë një goli të vonshëm nga Divock Origi.

Goli i Origit erdhi në minutën e 86’ të takimit, pas një asistimi të jashtëzakonshëm të Xherdan Shaqirit.

Por, ka diçka edhe më interesante rreth këtij goli të ‘The Reds’. Ky ishte goli i 12-të që Liverpool e ka realizuar nga zëvendësuesit, përcjell ‘OptaJoe’.

Asnjë skuadër nuk ka shënuar kaq shumë gola me lojtarët zëvendësues, duke lënë të kuptohet se banka rezervë e Klopp ka pasur impaktin më të madh.

Kujtojmë se Origi ka realizuar edhe një gol shumë të rëndësishëm këtë edicion, poashtu në minutat e fundit, në ndeshjen kundër Everton. Ai gol kishte vlerën e tri pikëve për Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat