Këto janë fjalët e Spalletit pas barazimit me Udinesen

Futboll

Këto janë fjalët e Spalletit pas barazimit me Udinesen

Më: 5 maj 2019 Në ora: 00:02
Luciano Spalletti

Inter ka dalë nga Udinese me një pikë, një rezultat që nuk e ndryshon shumë situatën e zikaltërve në luftën për Champions League, shkruan Telesport.

Pas ndeshjes, kjo është deklarata e Luciano Spalletti-t:

“Nuk arritëm të shfrytëzonim mundësitë tona në pjesën e dytë, kur lojtarët e Udinese-s u lodhën.

E nisa me një sulmues të vetëm për të ruajtur balancën e skuadrës, por kur futa edhe Icardi-n, Udinese u tërhoq akoma më mbrapa.

U munduam të dominonim ndeshjen dhe kemi luajtur shumicën e lojës në gjysmëfushën e tyre, por nuk vlen nëse nuk shënojmë.

Pres më shumë nga Keita dhe Candreva kur hyjnë në fund të takimit. Futa në fushë tre sulmues për të fituar ndeshjes, ky ishte maksimumi që mund të bëja.

Gjithsesi, përgëzoj Udinese-n pasi e kishte përgatitur mirë ndeshjen, sidomos në fazën defensive.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat