“Është fake news!” – Van Dijk përgënjeshtron komplimentet për Messi-n

Futboll

“Është fake news!” – Van Dijk përgënjeshtron komplimentet për Messi-n

Më: 5 maj 2019 Në ora: 00:54
Van Dijk dhe Messi

Virgil van Dijk raportohet të jetë befasuar e zhgënjyer nga komentet që i janë atribuar atij në vijim të disfatës së thellë të Liverpool përballë Barcelonës, në përbarlljen e të mërkurës, për takimin e parë gjysmëfinal të përfunduar me fitoren e katalanasve 3-0.

Holandezi është cituar nga gazeta spanjolle “Marca” të ketë thurur lavde dhe superlativa në adresë të Lionel Mess, pasi argjentinasi shkërmoqi anglezët në “Camp Nou”. Messi shënoi dy gola, njërin prej të cilëve nga goditja e dënimit, e realizuar në mënyrë perfekte.

“Kur ai është në formën maksimale, nuk ka asgjë që mund të bësh për ta ndalur. Jam i lumtur që nuk luaj në Spanjë, që të duhet të përballem me atë çdo sezon”, ishin fjalët që “Marca” ia ka atribuar Van Dijk.

Komente këto të cilat më pas bënë bujë në angli, pasi u huazuan edhe nga mediat britanike, por sipas “Liverpool Echo”, Van Dijk ka përgënjeshtruar gazetën spanjolle, duke e quajtur si “Fake News”, për të insistuar se ato nuk janë fjalët e tij. Në të njëjtin raportim thuhet se edhe Liverpool është gjithashtu i befasuar me abuzimin e gazetës spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat