A po largohet Bale nga Real Madrid? Lojtari nuk përfshihet në listën e skuadrës

Futboll

A po largohet Bale nga Real Madrid? Lojtari nuk përfshihet në listën e skuadrës

Më: 5 maj 2019 Në ora: 10:25
Gareth Bale

Situata e Gareth Bale tek Real Madrid nuk po përmirësohet aspak.

Lojtari uellsian është lënë jashtë listës së skuadrës së Real Madrid për ndeshjen e radhës në La Liga.

Real Madrid do të luaj përballë Villarreal në kuadër të xhiros së 36-të në kampionatin spanjoll dhe për këtë ndeshje Zidane nuk do të bëjë llogaritë në Bale.

Mungesa e lojtarit në emëroren e skuadrës po shihet nga mediet spanjolle si një tjetër indikacion që ai po largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ gjatë kësaj vere.

Agjenti i Bale ka thënë më herët gjatë këtij viti se nuk ka asgjë të vërtetë rreth spekulimeve për largimin, por në prag të afatit kalimtar, zërat për largimin vetëm janë duke u rritur.

Përveç Bale, në listën e Zidane mungon edhe ‘Topi i Artë’ i vitit 2018, Luka Modric.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë reagimet e anësorit uellsian, i cili siç duket nuk do ta ketë të gjatë aventurën e tij në Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat