Saint-Maximin i gatshëm të luaj për Milanin

Futboll

Saint-Maximin i gatshëm të luaj për Milanin

Më: 5 maj 2019 Në ora: 10:45
Allan Saint-Maximin

E ardhmja e Allan Saint-Maximin pritet të jetë të Milani. Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën kuqezi.

Në një intervistë për "Sport Mediaset" ai ka shprehur hapur dëshirën për të kaluar në Milano.

"Po, kam pasur rastin të shkoj te Milani në merkaton e janarit por nuk u krye për fat të keq. " Në verë do të shohim, sigurisht që ndihem gati të shkoj në një ekip më prestigjioz".

Ndërkohë nësorit të Nicë i skadon kontrata sezonin e ardhshëm teksa Milani mund ta marë që këtë verë për shifrën e 20-25 milion eurove.

Përveç kësaj ai ka vullnetin për të luajtur në San Siro, por shumë do të varen gjithashtu nga trajneri i ri i cili do të duhet të japë fjalën e fundit për bomberin e Nice.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat