Barcelona nuk dorëzohet për brazilianin e Chelsea-s

Futboll

Barcelona nuk dorëzohet për brazilianin e Chelsea-s

Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:20
Willian

Barcelona rikthehet në sulm për të marrë mesfushorin brazilian të Chelsea, Willian.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra “blaugrana” po përgatitet të ofrojë 35-40 milionë euro për lojtarin, kontrata e të cilit me “blues” skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Skuadra katalanase e kërkoi Willian edhe në merkaton e janarit, por pa sukses, pasi trajneri Maurizio Sarri vuri veton e tij, duks mos lejuar këtë transferim. Gjithsesi, duket se trajneri Ernesto Valverde nuk do të heqë dorë kollaj nga mesfushori 30-vjeçar, të cilin duket se e kërkon me çdo kusht.

Gjithçka do të varet nga fakti nëse Willian do të rinovojë apo jo kontratën me Chelsea. Nëse nuk ka rinovim, atëherë lojtari mund të largohet për të evituar ndonjë transferim me parametrin zero pas një viti.

Shuma prej 35-40 mln eurosh është një shifër e kënaqshme për brazilianin, që luan me Chelsea që prej vitit 2013. Willian ka luajtur 197 ndeshje dhe realizuar 28 gola me fanellën e “blues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat