Sa i dashur, sa atraktiv djaloshi i artë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, që luan për klubin e madh anglez Liverpoolin dhe për kombëtaren e Zvicrës.
Pas një kohe të gjatë futbollisti shqiptar u aktivizua në radhët e Liverpoolit, pra nga minuta e 66-të, në fitoren në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Newcastles. Përse Klopp e kapi dhe e shtrëngoi për qafe Shaqirin?
“Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp feston me zëvendësuesin Xherdan Shaqirin pas ndeshjes në fushën ‘St James 'Park’”, shkruan “Daily Mail”. Festuan së bashku, kjo dëshmon se sa mirë e çojnë mes vete dhe sa ka respekt Klopp për djalin nga Zhegra.