Skoci, 8 vjet radhazi kampion Celtik si Juventusi

Futboll

Skoci, 8 vjet radhazi kampion Celtik si Juventusi

Më: 5 maj 2019 Në ora: 13:37
Celtik

Në futbollin evropian është koha e dhënies së verdikteve për sa u përket kampionateve. Tashmë janë mësuar emrat e një sërë skuadrave që e kanë siguruar tashmë titullin kampion në ligat e tyre respektive edhe pse ato nuk janë mbyllur ende.

Kësaj liste i shtohet ai i Celtic Glasgow që këtë të shtunë mundi Aberdeenen 3-0 duke fituar titullin e 50 kampion të Skocisë në historinë e tij dhe të 8 radhazi, pikërisht si Juventusi në Serinë A.

Celtic që e dominoi totalisht kampionatin vendas, mund të mjaftohej edhe me vetëm 1 barazim për të siguruar suksesin e radhës, por të besuarit e Neil Lennon bënë akoma më mirë ndaj Aberdeenet që ishte në vendin e tretë, teksa e mundën 3-0 me gola të Lustig, Simunovic dhe Edouard duke regjistruar fitoren e 26 në kampionat.

Tani  synimi i Celtic është që të fitojë një tripletë historike për sa i përket futbollit skocez. Me kampionatin dhe Kupën e Ligës të fituar tashmë, Celtic tani ka edhe një objektiv tjetër, suksesin në Kupën e Skocisë në finalen e 25 majit që do të luajë kundër Hearts.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat