Lista me futbollistët më të paguar në planet, habisin disa emra, Mesi “mbreti”

Futboll

Lista me futbollistët më të paguar në planet, habisin disa emra, Mesi “mbreti”

Më: 5 maj 2019 Në ora: 13:40
Leo Messi

Futbollistët janë nga sportistët më të paguar në botë, megjithëse ka edhe sporte të tjera, kryesisht individuale, ku mund të mbulohesh në “ar”. “Daily Mirror” ka bërë një renditje me futbollistët më të paguar të planetit.

Listën e kryeson padyshim Lionel Mesi dhe pas tij qëndron rivalin i tij i përjetshëm, Kristiano Ronaldo.

Shifra marramendëse për të dy futbollistët që kanë dominuar sportin më popullor në botë për më shumë se 1 dekadë.

Megjithatë, ka edhe nga ata emra në këtë listë që të habisin, kjo edhe për shkak të formës që kanë treguar.

Lionel Mesi-8.5 milionë euro në muaj
Kristiano Ronaldo- 4.8 milionë euro në muaj
Antuan Griezman-3.4 milionë euro në muaj
Nejmar -3,15 milionë euro në muaj
Luis Suarez-3 milionë euro në muaj
Gareth Bejl- 2.6 milionë euro në muaj
Felipe Kutinjo- 2.35 milionë euro në muaj
Aleksi Sançez- 2.3 milionë euro në muaj
Kilian Mbape- 1.75 milionë euro në muaj
Mesut Ozil- 1.6 milionë euro në muaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat