Ylli i Juves drejt Manchester City-t

Futboll

Ylli i Juves drejt Manchester City-t

Më: 5 maj 2019 Në ora: 13:55
Joao Cancelo

Joao Cancelo erdhi me shumë bujë te Juventusi verën e kaluar teksa u ble nga Valencia për shifrën e 40 milion eurove.

Por e ardhmja e portugezit në Torino është e dyshimtë. Gazetat më të mëdha italiane "Gazzetta dello Sport" dhe "Corriere dello Sport" bëjnë me dije Cancelo mund të shitet te Manchester City për shifrën e 50-60 milion eurove.

Ai ka zhvilluar disa ndeshje të mira por bëhet e ditur gjithashtu se marrëdhënia e tij me trajnerin Massimiliano Allegri është e tensionuar, pas gabimeve të portugezit në të dyja ndeshjet ndaj Ajax-it që dhe i kushtuan eleminim nga Championsi Zonjës së Vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat