Si komentohet barazimi i shqiptarëve të Shkupit me Vardarin?

Futboll

Si komentohet barazimi i shqiptarëve të Shkupit me Vardarin?

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:31
Si komentohet barazimi i shqiptarëve të Shkupit me Vardarin?

Skuadra e Shkupit ka marrë vetëm barazim në derbin e qytetit ndaj Vardarit 2:2 (1:1). Edhe pse ekipi ynë dy herë kishte epërsi me golat e Sergios dhe Bajramit, në minutat e fundit mysafirët barazuan.

Dueli në mes Shkupit dhe Vardarit filloi më rastin e parë për ekipin bardhekaltër, kur në minutat e para Angelov kishte rast të mirë, por që nuk arriti ta realizojë. Portierit mysafir Gaçevski i bie topi nga duart, ndërsa Angelov para portës me kokë dërgoi topin mbi portë. Pastaj Shkupi kishte dhe disa raste përmes Brojës, e cila gjithashtu mbeti e parealizuar, ndërsa vetëm në minutën tjetër, atë të 33-të, Sergio e hapi rezultatin pasi që shënoi me kokë pas kromimit të kapitenit Muharem Bajrami.

Mysafirët rastin e parë e kishin në minutën e 37-të, kur pas goditjes të Popzlatanovit, portieri Azizi reagoi mirë. Por vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 42-t, Zhunior ishte i vetmuar në shtyllën e dytë dhe me lehtësi shënoi për barazim 1:1, me të cilin rezultat edhe u shkua në pushim.

Në pjesën e dytë Shkupi ishte përsëri ekipi që bënte shtypje. Në minutën e 58-t, rast të mirë kishte Ismaili, i cili pas kromimit të Bajramit nuk realizoi me kokë. Por në minutën e 80-të, pasoi goli më i bukur i ndeshjes, kur kapiteni Bajrami nga gjuajtja e lirë me eurogol shtangu Gaçevskin për 2:1.

Skuadra e Vardarit barazimin e mori në minutën e 87-të, kur nga gjuajtja e lirë më gol efektiv realizoi Micevski për rezultat përfundimtar 2:2.

Në javën e 33-të, Shkupi është mysafire Makedonija Gj., ku do të kërkojë të mbajë pozitën e katërt në tabelë, shkruabn faqja e FC Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat