Allegri: Kemi ende edhe një objektiv për të arritur këtë sezon

Futboll

Allegri: Kemi ende edhe një objektiv për të arritur këtë sezon

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:51
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka deklaruar sot se ai dhe skuadra do të bëjnë maksimumin që sulmuesi Cristiano Rolando të shpallet golashënuesi më i mirë i Serisë A këtë sezon.

Portugezi ka realizuar deri më tani 21 gola, po aq sa Zapata (Atalanta) dhe Piatek (Milan).

Gjithsesi, të tri këta sulmues janë në vendin e dytë, pasi në krye të renditjes, me 23 gola është sulmuesi i Sampdoria, veterani Fabio Quagliarella. Pra, në 4 javët e mbetura beteja për golashënuesin më të mirë të Serisë A është e fortë.

“Ky është një objektiv për mua, për Ronaldo por edhe për skuadrën. Ne duam të ndihmojmë Cristiano të shënojë sa më shumë. Ai ka ende edhe 3 ndeshje për t’ia dalë mbanë. Do të përpiqemi ta vendosim në pozitat e duhura që të realizojë sa më shumë gola deri në fund”, tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat