Futbollisti shqiptar debuton në Serie A në moshën 17-vjeçare

Futboll

Futbollisti shqiptar debuton në Serie A në moshën 17-vjeçare

Më: 5 maj 2019 Në ora: 15:52
Futbollisti shqiptar debuton në Serie A në moshën 17-vjeçare

Moment historik për futbollistin shqiptar, Angelo Ndrecka. 17-vjeçari ka debutuar në Serinë A me fanellën e Chievo në sfidën ndaj SPALI.

Skuadra nga Verona u mposht me rezultatin 0-4, teksa Ndrecka qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës, duke bërë një paraqitje deri diku të kënaqshme, pavarësisht rezultatit.

17-vjeçari kishte kohë që grumbullohej nga trajneri me ekipin e parë, ëndrra e tij u bë realitet.

Mbrojtësi është pjesë e Kombëtareve të moshave, teksa shpreson që në një të ardhme të veshë fanellën e Kombëtares A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat