Reja ndodhet në Athinë, ja misioni sekret i tij

Futboll

Reja ndodhet në Athinë, ja misioni sekret i tij

Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:15
Edoardo Reja

Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë, ka nisur prej kohësh misionin për të dalluar dhe biseduar me futbollistët që mund të bëjnë pjesë në kombëtaren kuqezi në vazhdim.

Kështu, pasi ka qenë në Bergamo kohë më parë për sfidën Atalanta-Empoli, ku u takua me Veselin, Gjimshitin dhe Berishën, sot ka qenë radha për derbin tjetër kuqezi,këtë herë, në Athinë. Aty ku po luhet Panathinaikos-Panetolikos.

Te Panathinaikosit aktivizohet Ergys Kaçe titullar, ndërsa te Panetolikos Enea Mihaj. Pikërisht mbrojtësi është edhe synimi i italianit. Shqipëria do të zbresë në fushë për eliminatoret e Euro 2020 në datën 8 qershor në Islandë (Reikjavik) dhe më 11 qershor në "Elbasan Arena", ndaj Moldavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat