Chelsea me një këmbë në Champions League! Shokon Manchester Utd

Futboll

Chelsea me një këmbë në Champions League! Shokon Manchester Utd

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:52
Chelsea me një këmbë në Champions League! Shokon Manchester Utd

Chelsea shënon fitore të rëndësishme me rezultat 3:0 në ballafaqim me Watfordin, në takimin e javës së 37-të në Premier League në futboll.

Gjithçka u vulos në pjesën e dytë kur u realizuan të gjitha golat. Futbollistët Loftus-Cheek (48'), Luiz (51') e Higuain (75') shënuan për fitoren e madhe të të kaltërve dhe me një këmbë janë të kualifikuar në garat e Champions League për edicionin e ardhshëm. Chelsea ngritët në vend të tretë me 71 pikë, ka një më shumë se Tottenham në pozitën e katërt dhe Watford renditet i dhjeti me 50 sosh.
Në takimin tjetër mes Huddersfield dhe Manchester Utd përfundoi me rezultat 1:1. Në minutën e 8-të, Manchester Utd kaloi në epërsi me golin e McTominay, ndërsa vendasit barazuan përmes Mbenzas (60’). Huddersfield është i fundit me 15 pikë, kurse Manchester Utd është i gjashti me 66 sosh. Manchester Utd me këtë barazim shokon të gjithë dhe mbetet larg zonës së Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat