Llapi me pikë të mëdha, Ferizaj e Ballkani ballëlart, Gjilani i tronditur!

Futboll

Llapi me pikë të mëdha, Ferizaj e Ballkani ballëlart, Gjilani i tronditur!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2019 Në ora: 18:01
Pamje nga Llapi - Trepça

Llapi nga Podujeva vazhdon luftën për titullin e kampionit me fitoren si vendas me rezultat 4:1 kundër Trepçës ’89, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”.  Ndeshje mjaft e mirë dhe tre pikë të mëdha për llapjanët, të cilën janë në pozitën e tretë me 69 pikë sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë dhe Feronikeli kryeson me 71 sosh.  Në minutën e 17-të, Lasine Traore kalon në epërsi mitrovicasit, por llapjanët shpejt u kthyen në rezultat. Në minutën e 21-të, Ahmed Januzi barazoi shifrat, kurse në fund të pjesës së parë Behar Maliqi realizon me kokë pas një harkimi fantastik të Mentor Zhdrellës dhe për 2:1. Januzi shënon dy gola në fund, në atë të 89-tën dhe 90+3 nga penalltia për fitoren 4:1. Ferizaj shënon fitore të madhe me rezultat 3:1 kundër Lirisë nga Prizrenit, kjo e fundit është përshëndetur nga elita.

Për Ferizajn shënuan: Ermal Krasniqi (45'), Dardan Çerkini (76') e Dren Gashi (90’) dhe për Lirinë realizoi Diellor Beseni (21').

Ferizaj regjistroi fitoren e katërt rresht. Nga minuta e 80-të, Liria me një lojtar me pak pasi që Thaçi u përjashtua nga loja. Ferizaj është në vend të tetë me 37 pikë, kurse Liria e 11-ta me 25 sosh. Ballkani nga Theranda kthehet me tri pikë, duke fituar me 3:0 ndaj KEK-ut nga Kastrioti. Jetmir Topalli (24' e 41') dhe Aldin Azhoviq (38').

Ballkani është në pozitën e nëntë me 39 pikë e KEK-u i fundit me 1 pikë. Gjilani tronditet si vendas, duke u mundur me 1:0 nga Flamurtari i Prishtinës. Futbollisti Shend Kelmendi realizoi për fitoren e madhe me golin e realizuar në minutën e 62-të. Flamurtari ngjitet i shtati me 38 pikë, kurse Gjilani bie i dhjeti me 35 sosh.

 
IPKO Superliga, java e 30-të
Drenica-Feronikeli    0:1
Drita-Prishtina    1:1
Llapi-Trepça ’89    4:1
Gjilani-Flamurtari    0:1
Ferizaj-Liria    3:1
KEK-u-Ballkani    0:3
Tabela
1. Feronikeli    30    22    5    3    71
2. Prishtina    30    21    6    3    69
3. Llapi    30    22    3    5    69
4. Drita    30    14    6    10    48
5. Trepça ‘89    30    10    9    11    39
6. Drenica    30    10    8    12    38
7. Flamurtari    30    10    8    12    38
8. Ferizaj    30    11    4    15    37
9. Ballkani    30    10    6    14    36
10. Gjilani    30    9    8    13    35
11. Liria    30    7    4    19    25
12. KEK-U    30    0    1    29    1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat