Kush është Fabio Quagliarella, ‘plaku’ që e turpëroi Cristiano Ronaldon në Itali?

Futboll

Kush është Fabio Quagliarella, ‘plaku’ që e turpëroi Cristiano Ronaldon në Itali?

Më: 5 maj 2019 Në ora: 18:12

Në Serie A është përcaktuar tashmë kampioni që për herë të tetë rresht mban emrin Juventus. Është përcaktuar edhe vendi i dytë që mban emrin e Napolit.

Nga vendi i tretë e deri në të tetin, gjërat janë të komplikuara dhe lufta për një vend që çon në Ligën e Kampionëve dhe në Europa Ligë është e ashpër. Në garë janë Interi, Milani, Lazio dhe Roma, por edhe dy ekipe që nuk priteshin, Atalanta dhe Torino, shkruan Periskopi.

Ardhja e Cristiano Ronaldos e bëri Juventusin edhe më të fortë, dhe në një masë, shoi dilemat se kush do të ishte golashënuesi më i mirë në ligë. Vetëm Icardi mund të rrezikonte portugezin. Por, ja që realiteti mund t’ia kalojë edhe fantazisë më të çmendur, siç thoshte shkrimtari rus Gorki, dhe problematik u bë Fabio Quagliarella.

Quagliarella shënoi sot dy herë në përballje me Parman, që ekipi i tij Sampdoria e barazoi 3 me 3. Me këta dy gola ai i bëri 25 në Serie A.

Ajo që e bën turpëruese për Cristiano Ronaldon këtë statistikë është në veçanti mosha e Quagliarellas. Ai është 36 vjeçar, ose 2 vjet e kusur më i vjetër se Cristiano që në një rast tjetër do të thoshte se mosha e tij e ka bërë problematike mosfitimin e këtij çmimi.

Por, ja që Quagliarella duke luajtur për një ekip më të dobët, dhe duke qenë në moshë edhe më të shtyer ia doli mbanë dhe tashmë pothuajse e ka fituar trofeun e golashënuesit më të mirë.

Quagliarella në të kaluarën e tij ka luajtur për ekipe si Torino, Juventus, Napoli, Udinese e Ascoli, por asnjëherë nuk ka qenë sulmues aq i lavdëruar për cilësitë e tij. Ai ka luajtur edhe për kombëtaren e Italisë 27 herë duke i shënuar 9 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat