Arsenali befason

Futboll

Arsenali befason

Nga: K. G. Më: 5 maj 2019 Në ora: 19:25
Arsenali befason

Arsenali para shikuesve të vet barazoi me rezultat 1:1 me Brightonin, duke shokuar dashamirët e tij, për faktin se ngecin në luftë për vend të katërt. Në minutën e 9-të, Aubameyang ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, duke kaluar në epërsi me 1:0 Arsenalin, ndërsa Murray po ashtu nga penalltia në atë të 60-tën shënon për Brighton dhe barazon shifrat 1:1.

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka luajtën standardë, kurse ky i fundit u zëvendësua në minutën e 77-të. Xhaka dhe Mustafi u ndëshkuan me kartona të verdhë, kurse Arsenali renditet në vend të pestë me 67 pikë, dhe ngec për 3 pikë nga pozita e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat