U akuzua nga Cahill, reagimi i Sarrit është unik

Futboll

U akuzua nga Cahill, reagimi i Sarrit është unik

Më: 6 maj 2019 Në ora: 00:09
Maurizio Sarri

Në një intervistë dhënë për “The Telegraph”, veteran i Chelseas, Gary Cahill e ka etiketuar këtë si sezonin e tij më të tmerrshëm te Blutë e Londrës, duke akuzuar se trajneri Maurizio Sarri nuk denjoi kurrë që t’i argumentonte atij përjashtimin nga formacioni.

“Është shumë e vështirë për mua të respektoj dikë që nuk ka respekt për atë që disa prej nesh kanë fituar me këtë klub”, ishte thelbi i deklaratës së Cahill, i aktivizuar të dielën nga Sarri në minutën e 89’ në triumfin e Chelseas 3-0 ndaj Watford, në atë që ishte edhe ndeshja e fundit për mbrojtësin në “Stamford Bridge”.

Në përfundim të ndeshjes, i pyetur në lidhje me deklaratën dhe akuzën e Cahill, trajneri i Chelseas deklaroi: “Nuk jam në dijeni të situatës. Më vjen keq. Nuk ka rëndësi për mua. Cahill gjatë sezonit ka qenë shumë professional”.

“Ka luajtur vetëm pesë, gjashtë apo shtatë ndeshje, por ka qenë shumë i rëndësishëm në stërvitje dhe në dhomat e zhveshjes. Sot ishte ndeshja e tij e fundit te Chelsea, ndaj ishte e rëndësishme për atë që të ishte në fushë, vetëm për pak minuta”, vijoi trajneri i Chelseas.

“Mendoj ende se ishte shumë e rëndësishme për atë dhe tifozët. Gary këtu ka fituar gjithçka. Ndaj mendoj se ai duhet t’i thonte lamtumirë stadiumit, tifozëve dhe klubit”, përfundoi Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat