Neville i papërmbajtshëm ndaj Man Utd: Janë të tmerrshëm

Futboll

Neville i papërmbajtshëm ndaj Man Utd: Janë të tmerrshëm

Më: 6 maj 2019 Në ora: 08:46
Gary Neville

Gary Neville ka shpërthyer me kritika kundër ish-skuadrës së tij, Manchester United pas barazimit 1-1 ndaj Huddersfield.

Scott McTominay i dha epërsinë ‘Djajve të Kuq’, para se Mbenza të vuloste rezultatin përfundimtar.

Ky rezultat nënkuptoi se skuadra e Ole Gunnar Solksjaer nuk do luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe Neville u tregua i papërmbajtshëm pas ndeshjes.

‘’Unitedi nuk është një skuadër. Aq më shumë e shikoj, aq më tepër bindem’’.

‘’Ky ekip më kujton Tottenhamin kur erdhi në krye Pochettino. Adebayor, Kaboul, Chiriches e Capoue në mesfushë’’.

‘’Një grup i lojtarëve që duket mirë individualisht, por nuk kanë shpirt skuadre, nuk kanë asgjë. Janë të tmerrshëm’’.

‘’Do ishte mirë nëse klubi merr një drejtor sportiv me eksperiencë dhe Solskjaer duhet të bëjë ndryshime rrënjësore’’, deklaroi anglezi për Sky Sports.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat