Zidane ka dyshime për formën e Modric

Futboll

Zidane ka dyshime për formën e Modric

Më: 6 maj 2019 Në ora: 09:00
Luka Modric

Zinedine Zidane ka nisur të ketë dyshime lidhur me të ardhmen e Luka Modricit – raporton Marca.

Trajneri i Real Madridit nuk është i kënaqur me paraqitjet e fundit të mesfushorit kroat, pasi dyshon se ai mund ta rikthejë formën e mëparshme.

Fituesi i Topit të Artë në muajin shtator do të mbushë 34 vjet dhe legjenda franceze nuk e di në se ai mund të jetë bartësi kryesor i lojës në mesfushë.

Nga ana tjetër, Modric nuk dëshiron të largohet nga Reali që nga rikthimi i Zidane dhe bordi i klubit dëshiron ta mbajë.

Theksojmë se gjatë dimrit, ai ishte i lidhur me një kalim te Interi, mirëpo transferimi nuk ndodhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat