Zbulohen fanellat e Realit për sezonin e ardhshëm

Futboll

Zbulohen fanellat e Realit për sezonin e ardhshëm

Më: 6 maj 2019 Në ora: 09:22
Fanellat e reja të Realit

Fanellat e reja të Realit për sezonin 2019/20 janë zbuluar në internet.

Footy Headlines raporton se imazhet e fanellave, që janë dizajnuar nga Adidas, kanë tre shirita të arit në krahë dhe po ashtu me shkronja të arit është e shkruajtur edhe logoja sponsorisuese.

‘’Fanellat e para të Real Madridit 2019/2020 janë të kombinuara me ngjyrën kryesore të bardhë fhe me akset e arta”, shkruante ky njoftim.

‘’Detajet e ngjyrës së artë mund të shihen në jakë, në mëngë dhe në pjesën e poshtme të fanellës. Të tre vijat mbi shpatullat dhe emri i Fly Emirates janë gjithashtu me shkronja të arta”.

Dizajni i fanellave të reja të Los Blancos është pëlqyer shumë nga tifozët, të cilët mezi po presin për ta pasur një të tillë sa më shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat