Mata: Ju meritoni më mirë

Futboll

Mata: Ju meritoni më mirë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:39
Foto

Manchester United nuk ia doli që të kualifikohej për Champions League, por do të luajë dhe sezonin e ardhshëm në Europa League.

Barazimi i së dielës ndaj Huddersfieldit me rezultatin 1-1 ishte skandaloz për skuadrën, drejtuesit dhe tifozët. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pranoi pas ndeshjes dhe u shfaq i qartë: "Kjo ishte ndeshja e fundit për disa lojtarë!". 

Një ndër lojtarët që do të largohet në fund të sezonit është Juan Mata. Spanjolli do të lërë "Old Trafford" me parametra zero, pasi kontrata e tij i mbaron më 30 qershor 2019 dhe nuk ka një marrëveshje të re.  31-vjeçari duket i dorëzuar tashmë dhe ka pranuar dështimin. 

Pas ndeshjes së barazuar me vendin e fundit të Premier Leagues, ai ka shkruajtur në websiten e tij zyrtar vetëm dy fjali: "Ju meritoni më mirë. Nuk ka nevojë për asnjë fjalë më shumë". Mata pas çdo ndeshjeje lë një postim në lidhje me rezultatin e ndeshjes dhe ecurinë e "Djajve të kuq". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat