Batatina: Për herë të parë do të mbushet ‘Fadil Vokrri’ – Prishtina është lagje e Llapit

Futboll

Batatina: Për herë të parë do të mbushet ‘Fadil Vokrri’ – Prishtina është lagje e Llapit

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:40
Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur për xhiron e radhës që takon Llapin dhe Prishtinën.

Javën tjetër zhvillohet ndeshja e xhiros së 31-të e Superligës së Kosovës, ku në “Fadil Vokrri” Llapi është mysafir i Prishtinës.

Dy skuadrat që “luftojnë” për kreun e tabelës do të luajnë njërën nga ndeshjet më të nxehta të sezonit.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se llapjanët do ta stërmbushin stadiumin në këtë ndeshje.

Sipas Batatinës, në kryeqytet, skuadra e tij do të jetë e mbështetur nga 8 mijë tifozë.

“Rreth 8 mijë sigurt. Llapi gjithmonë kur ka luajtur në Prishtinë ka sjellur tifozë”, tha Batatina në një emision në Supersport.

Madje, ai ironizoi me mbështetjen e Prishtinës, duke thënë se do të jetë ndeshja me Llapin ajo që për herë të parë do ta mbushë plot stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

“Mendoj se për herë të parë në një ndeshje të Superligës do ta kemi të mbushur stadiumin ‘Fadil Vokrri‘”, tha Batatina.

“Në Prishtinë banon gjysma e llapjanëve, mund të themi se Prishtina është lagje e Llapit”, ka shtuar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat