Shpërthen kapiteni i Gjilanit: Do ta mundim turpin tuaj

Futboll

Shpërthen kapiteni i Gjilanit: Do ta mundim turpin tuaj

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:36
Ylber Kastrati

Skuadra e futbollit Gjilani është në një situatë shumë të vështirë, shkak i rezultateve të dobëta bie në pozitën e dhjetë me 35 pikë, pozitë që shpie direk në barazh për të mbetur në ligë. As laiku më i madh nuk e kishte pritur këtë gjendje të rezultateve të skuadrës së Gjilanit, e cila ka kushte shumë të mira, por nuk po i shkon. Humbja e fundit në Gjilan me rezultat 1:0 nga Flamurtari ka zhgënjyer tifozët e kësaj skuadre. Kapiteni i skuadrës Ylber Kastrati, prej futbollistëve më të mirë në vendin tonë, ka thënë se goditet ai që nuk bën dallavere.

“Nuk po e amnistoj vetën me bashkëlojtarë dhe të gjithë ata që e krijuan këtë ekip. Po e filloj kështu për të ju përgjigjur të gjithë juve që do të thoni merruni me veten dhe keni të drejt. Ka qenë vërtet e rëndë dhe po peshon çdo ditë e më shumë ajo që po bëjnë këmishzinjtë (referët) në dëmin tonë, të përcjellur në vazhdimësi edhe nga disa tv e gazeta të ndryshme që nuk po e mbajnë betimin e drejtësisë që e kanë ,"nese e kanë" ndoshta edhe është rrjet i gjer nuk i dihet.

Nuk e di pse tradita vazhdon, goditet i drejti, goditet ai që nuk bën dallavere, goditet ai që është shembulli i korrektesisë "TALI", apo pikërisht janë këto veti të pakta në Kosovë që goditen më së lehti sepse kur e keqja është më shumicë, e mira pakicë mundet lehtë. Jemi thellësisht të zhgënjyer me vetën tonë po së paku lerani të shikohemi në pasqyrë, ju po na e thyeni atë pasqyrë me veprimet, me gjykimet skandaloze dhe çka është më e keqja nuk keni turp.

Nëse jeni të detyruar t’i bëni këto gjëra së paku uleni kokën kur dilni nga stadiumi së paku të ju mbuloj turpi se atë e keni vetinë më të mirë që mund të ju përfaqësojë në këto momente. Ne do të luftojme deri në fund, nuk është veti e jona dorëzimi, të bëhemi më të ndërgjegjshëm për obligimin moral që kemi ndaj "TALIT" dhe "Skifterave", do ta sfidojmë dhe do ta mundim turpin tuaj deri në fund. Të gjithë së bashku familja dhe do t’ia dalim”, shkruan Kastrati me plot mllef.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat