Casillas del nga spitali: Nuk e di cila do të jetë e ardhmja

Futboll

Casillas del nga spitali: Nuk e di cila do të jetë e ardhmja

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:43
Iker Casillas

Iker Casillas ka dalë nga spitali, ku ndodhej nga e mërkura e kaluar, pas një infarkti, që pësoi gjatë trajnimit.

Portieri spanjoll donte të falënderonte mjekët dhe mijëra njerëz, të cilët e kanë kontaktuar për t’i shprehur mbështetjen në këtë moment të vëshirë të jetës.

"Duhet të jem mirënjohës, sepse kam qenë shumë me fat. Dua të falënderoj shumë njerëz, ata më kanë bërë të ndihem mjaft i vlerësuar në një moment të vështirë. 

Dua të falënderoj personelin e spitalit, sidomos dr. Nelson dhe Joao Carlos, të cilët bënë ndërhyrjen. Jam i befasuar nga dashuria dhe mbështetja që provova këto ditë nëpërmjet rrjeteve sociale nga njerëz të fushave të ndryshme, edhe kolegë të futbollit. Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja, por më e rëndësishmja është që jemi këtu. Faleminderit të gjithëve, shihemi së shpejti”, - tha Casillas, shumë i ngazëllyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat